“Tim shoqi i thashë të shkonte me femra të tjera”, drama e gruas që mbeti e paralizuar pas lindjes

jë veprim i gabuar gjatë lindjes dhe mjekët i komunikuan se nuk mund të bëjë më një jetë normale.

43-vjeçarja britanike nga Hebden Bridge, Cat Lee, ka dy fëmijë, por pas lindjes së saj të dytë, në shtator të vitit 2007, diçka shkoi keq dhe ajo mbeti e paralizuar përjetë.

Për të ishte një dramë e vërtetë, sidomos nga frika se mos humbiste të shoqin, të cilit i ka dhënë leje që të kryejë marrëdhënie seksuale me femra të tjera, duke qenë se ajo nuk e plotëson dot.

Incidenti në sallën e lindjes i’a ka bërë të pamundur raportin seksual të kënaqshëm, për shkak të dhimbjeve të forta që ndjen.
Siç raporton ‘Mirror’, gruaja tashmë ka vendosur të denoncojë gjithë sa i ka ndodhur, duke denoncuar mjekët e spitalit të West Yorkshire për mjekim të pakujdesshëm.

Cat tashmë mund të lëvizë në sajë të një motori të vogël, por dëmi është aty.
“Ndihem një nënë e padenjë. Mund të shkojë në shkollë vetëm shumë rrallë, ndërsa fëmijët ecin pranë motorit tim”, thotë ajo.

Gruaja tregon për dhimbjen që ndjen teksa bën seks dhe atë që ndjen teksa e shtyn të shoqin drejt femrave të tjera, “fatmirësisht refuzoi, duke thënë se më donte mua, jo të tjera”