Tik-tak, tik-tak, fundi i botës fillon nga sonte? (FOTO)

Çdo vit, ekspertët mblidhen dhe e shikojnë se sa ju ka afruar njerëzimi fundit dhe se sa është rreziku potencial ndaj natyrës dhe katastrofave të ndryshme natyrore që po rriten çdo vit.

Vitin e kaluar, organizata e njohur si ‘The Bulletin of the Atomic Scientists’ e cila është e përbërë nga 16 laureat të çmimit Nobel, e kishte zhvendosur orën metaforike për 3 minuta në mesnatë.

Ata kishin thënë “mos kontrollimi i ndryshimit klimatik, modernizimi i armëve nukleare etj., janë kërcënime të jashtëzakonshme e të pamohueshme ndaj vazhdimit të ekzistencës së njerëzimit”

.A plane overhead captured the Baker test

Hera e fundit kur ora i ishte afruar mesnatës ishte në vitin 1953 kur tensionet mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik e kishin arritur ‘pikën e zierjes’, dhe kur një luftë nukleare dukej si e pashmangshme.

Sidoqoftë, duket se ora këtë vit do të jetë edhe më afër mesnatës, raporton lajmi.net.

Tensionet mes SHBA-së e Rusisë, si dhe rritja e arsenalit nuklear të Koresë Veriore – përfshirë me testimin e suksesshëm të një bombe me hidrogjen këtë muaj – do të thotë se njerëzimit është nën rrezik të vërtetë.

obama

Në janar të vitit 2015, Ora e Fundit të Botës kishte avancuar për 2 minuta, duke lëvizur nga 5 në 3 minuta para mesnatës, që është më afër se asnjëherë më parë.

Kjo vjen edhe si pasojë e kërcënimeve të ndryshme të organizatave terroriste si ISIS.
eh-4