Tifozi kosovar i Liverpoolit, gati të qethet pas 11 viteve – FOTO

3fc2270e36abb53621f286382276e85e_L

Në vitin 2003, krejt spontanisht ka vendosur që mos ti prej flokët, derisa të shoh Liverpoolin duke e ngritur titullin e Premier Ligës.

Janë bërë gati 11 vite që nga premtimi të cilin e ka mbajtur tifozi i Liverpoolit në Kosovë, i cili po planifikon që në mënyrë të organizuar të qethet në momentin kur kapiteni Steven Gerrard të ngrite trofeun me 11 maj në ndeshjen e fundit kundër Newcastles.

Bëhet fjalë për Ukë Krasniqin, tifozë nga Prishtina, i cili punon si përkthyes në misionin evropian për sundim të ligjit në Kosovë (Eulex).
Ai i ka thënë “Publiku.net” se edhe nëse sigurohet titullin më herët, nuk do të qethet pa e parë Gerrardin duke e ngritur trofeun.

“Edhe nëse Liverpooli e siguron titullin më herët, unë nuk do i prej flokët derisa të shoh Gerrardin duke e ngritur trofeun e Premier Ligës. Kemi fituar trofe më herët, por jo edhe Premier Ligën, por unë asnjëherë nuk e kam humbur besimin që një ditë do të fitojmë edhe titullin në Angli dhe tani jemi shume afer”, ka thënë Krasniqi për “Publiku.net”.
Qethje e veçantë
Ukë Krasniqi nuk ka pranuar të flas se kush do të jetë personi që do ia pres flokët në momentin kur Gerrard do të ngrit titullin. Ai ka thënë se do të jetë një person i veçantë, por emrin e tij nuk e bëri publik.
“Mund të them se do të organizohemi në një vend të caktuar me fansat e Liverpoolit Kosova Reds dhe aty do i prej flokët. Nuk dua të flas se kush do të jetë ai person që do të mi pres flokët, por do e lë si befasi. Ai do të jetë një person i veçantë”, theksoi Krasniqi, i cili shtoi se krejt spontanisht ka lindur ideja që të mos qethet derisa të fitoj Liverpooli titullin e Premier Ligës.

I pyetur se a do i dhimben flokët, ai u shpreh se e ka dhënë premtimin pikërisht për skuadrën e tij të zemrës dhe nuk do jetë aspak pishman që do të mbetet pa flokët që e shoqëruan për 11 vite.

2 herë në Anfield Road
Se Ukë Krasniqi është tifozë i vërtetë i klubit anglez, dëshmon edhe prezenca e tij dy herë në stadiumin :Anfield Road”.
Ai për lexuesit e “Publiku.net”, tregon se si është ndierë në njërin prej stadiumeve më të zhurmshëm në botë.
“Hera e parë ka qenë në sezonin 2011/12 në ndeshjen Liverpool – Swansea (0:0), por për fat të keq ndeshja përfundoi pa gola. Edhe në ndeshjen e dytë që kam qenë në po të njëjtin sezon, kundër Aston Villas, takimi u mbyll 1:1. Sa i përket atmosferës, unë kam mbet pa fjalë, kam dashur të i përqafoj secilin tifozë që e donin aq shumë Liverpoolin dhe thjesht nuk kam besuar që isha në Anfield Road”, deklaroi tifozi nga Prishtina.

Nga vitin 2001 me Liverpolin, shkak Owen
Dashuria për Liverpoolin, për Ukë Krasniqin, ka lindur në vitin 2001 në ndeshjen finale të Kupë së UEFA-s, ku Liverpooli kishte fituar 5:4 pas kohës shtesë dhe nga ajo ditë Krasniqi është tifozë i 18 herë kampionit të Anglisë.
Ai ka thënë se njëri prej lojtarëve që e ka shtyrë të përcjellë Liverpoolin, ka qenë Michael Owen, por nuk harron të përmende edhe Carragherin, Gerrardin e Xabi Alonoson.

“Mund të them që Owen është arsyeja pse jam tifozë i Liverpoolit, unë kam filluar të shikoj Liverpoolin me Owenin. Më kanë pëlqyer edhe Carragher e Xabi Alonos, kurse tani janë Coutinho, e sidomos dyshja Suarez e Sturridge e njohur si SAS. Kurse për Gerrardin kuptohet, është lojtar që e duan të gjithë”, theksoi njëri prej themeluesve të grupit të tifozëve kosovarë të Liverpoolit, Kosova Reds.
Tri javë para fundit të kampionatit, Liverpooli ka 80 pikë, pesë më shumë se Chelsea që është i dyti, dhe nëntë më shumë se City që renditet i treti.
Liverpooli i ka të gjitha gjasat që të fitoj titullin e 19-të në histori të klubit dhe pas 11 viteve të ia pres flokët Ukë Krasniqit.
Raste si i Ukë Krasniqit, janë shumë të rralla në botë.