Tifozi i Dortmundit pëson sulm në zemër dhe vdes gjatë ndeshjes, në heshtje 81 mijë tifozë në stadium (Video)

loading...


Një tifoz i Borussia Dortmundit ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër në stadiumin “Sigal Iduna Park”, gjatë ndeshjes që Dortmundi e mposhti Mainzin 2:0.
Tifozi pësoi sulm në zemër në pjesën e parë të ndeshjes, dhe menjëherë më t’u mësuar lajmi, stadiumi më i zhurmshëm në botë, ra në qetësi.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, rrodhën lajme se gjendja e tifozit është e qëndrueshme, por pas përfundimit të ndeshjes, u mësua se tifozi kishte ndërruar jetë.
Kjo bëri që në Signal Iduna Park, të bie qetësia, dhe më pas të filloi të këndohej kënga “Ju kurrë nuk do të ecni vet”.
Tifozin e nderuan edhe futbollistët që qëndruan para tifozëve./Indeksonline/
Untitled

loading...

loading...