Tifozëve të Shkëndijës u ndalohet udhëtimi kundër Vardarit

vardar-shkendija-banskoliev

Grupi i tifozëve të skuadrës së Shkëndijës nga Tetova, ndryshe të njohur si “Ballistët” u është ndaluar pjesmarrja në ndeshjen e së dielës ndaj skuadrës së Vardarit në stadiumin “Filipi i dytë”. Vendimin e ka marrë sot federata e futbollit të Maqedonisë pasi ndeshjen e cilëson si të rrezikshmërisë së lartë dhe mori vendimin për ndalimin e pjesmarrjes së tifozëve mysafir në stadium. FFM gjithashtu demantoi spekulimet se dueli mes dy skuadrave do të anulohet./Shqipmedia