Tifozët “Kuq e Zi” protestojnë ndaj policisë

loading...

tkz1

loading...
Një ditë pas fitores në miqësoren me Lituaninë (4-1), grupi i tifozerisë së organizuar “Tifozat Kuq e Zi”, protestoi kundër asaj që sipas tyre u konsiderua sjellje arrogante dhe e pajustifikuar e Policisë së Shtetit.

Reagimi i drejtuesve të “TKZ”-së, postuar në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, u përligj pas vështirësive që anëtarët e këtij grupi patën në hyrjen në stadium dhe kërcënimin për heqjen e disa parrullave me mesazhe kombëtare, midis tyre edhe flamuri i “UÇK”-së, vendosur ne “Qemal Stafa”.

Protesta e “TKZ”-së iu adresua edhe Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila sipas tyre shpërfill prej kohësh kërkesat e tifozëve. Policia e Shtetit dhe FSHF nuk kanë reaguar ende në lidhje me këto pretendime.


Ky është teksti i plotë i deklaratës për shtyp, publikuar nga “TKZ”:

“Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kishin bërë përgaditjet e duhura me rastin e ndeshjes miqësore të 26 marsit kundër Lituanisë në Tiranë. Ajo që u pa në transmetimin e ndeshjes ishte vetëm ndeshja e cila nga gëzoi pa masë të gjithë neve. Por prapaskena e kësaj ishte e errët, këtë e themi pasi tashmë është bërë rutinë që policia e shtetit të sillet në mënyrën më arrogante të mundshme me Tifozat Kuq e Zi. Kordoni i policëve që krijohet brenda tribunes D1 ku vendosen Tifozat Kuq e Zi, të ngjan me ndonjë oborr të Guantanamos së famshëm, gjë e cila nuk ndodh në asnjë stadium të botës.

Ne nuk jemi kriminela ordinerë, por jemi njerëz që udhëtojmë nga 4 anët e coptuara të Shqipërisë Etnike, që lagemi nga shiu, thahemi nga vapa dhe nuk ikim nga stadium, për një ideal të shenjtë, për dy ngjyra që janë oksigjen për neve. Me këtë rast duam të reagojmë fuqishëm ndaj kësaj policie e cila ka kërcënuar edhe me heqjen e flamurit të UÇK-së në rrethojën e stadiumit. Një veprim i pabazuar në asnjë rregullore e FIFA-s. Kur kjo e fundit është kundërshtuar nga ne, ata kanë kërcënuar me dhune dhe me masa arresti kundrejt drejtuesve tanë. Nëse kryeministri flet për nacionalizëm dhe atij nuk i hyn gjembë në këmbë e kundërta ndodh me popullin i cili privohet nga e drejta e shprehjes! Kjo është dyftyrësia e policisë shqiptare në të gjitha ndeshjet. Ku shprehja ‘Marr vetëm urdhëra nuk zbatoj rregullore’ është shprehja e tyre më e përdorëshme.

Para pak kohësh ne kemi mbajtur një takim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), dhe jemi thellësisht të dëshpëruar që asnjëra nga pikat që kemi kërkuar në drejtim me hyrjen në stadium dhe policine nuk është plotësuar. Nuk kerkojmë aspak më tepër, së cfarë kanë tifozeritë europiane atë të respektimit të hapësirës sonë dhe mosprezencën e policisë në ambientin tonë duke u bërë shkak i provokimit kryesor në të gjitha ndeshjet. Të qenit të trajtuar si kriminel ordiner s’mund ta durojmë dot, në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi janë të shtrënguar të reagojne ne menyren e tyre e cila nuk do jetë mirë për të gjitha palët”.

tkz

loading...