Tifozët e Chelseat ia zhveshin fanellën fansit të Unitedit

loading...

loading...

Një tifoz i Manchester Unitedit duket se nuk e ka zgjedhur mënyrën dhe vendin më të mirë për ta përkrahur skuadrën e tij të dashur.
I veshur me fanellën e Unitedit të stinorit të kaluar, fansi kishte vendosur të ulet në mesin e tifozëve të Chelseat në stadiumin e Kuala Lumpurit ku Blutë e Londrës do ta zhvillonin ndeshjen miqësore kundër Malaysian XI.
Chelsea2
Më ta vërejtur këtë, tifozët e Chelseat të buzëqeshur i afrohen ‘fansit të guximshëm’, duke e detyruar ta zhvesh fanellën e Unitedit. Gjithçka ka kaluar pa probleme, derisa tifozi i Unitedit ka qëndruar edhe me tej në mesin e tifozëve Blu, po tash pa fanellën e “Djajve” veshur, raporton Dailymail. /LajmeOnline/

loading...