Ti Xhavit, Azem, Kadri, Hashim a thoshit se Adem Jashari është njeri i Serbisë?

loading...


Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka patur magazin dhe është spiun, apo jo? Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë se veç ju UDBashat, SHIKistat jini patriotë shqiptarë?

310. Pas luftës a është punuar në mënyrë intensive për të futur në burgje djemtë idealistë të UÇK-së, apo jo?

311. Ngaqë djemtë e UÇK-së janë pengesë për një Autonomi, apo jo?

312. A i fusni burgjeve dhe i provokoni djemtë e UÇK-së pse ata janë pengesë për rikthimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën.

313. A ka deklaruar shumë herë Kadri Veseli se ka punuar me UNMIK-un dhe shumëherë edhe me agjentët e UDB-së?

314. UNMIK-u a ishte i koordinuar me Beogradin për të realizuar këtë autonomi?

315. Kadri Veseli ka deklaruar se nuk punoj për Beogradin, por për UNMIK-un, a është kështu? 316. A është konfirmuar se SHIK-u ka mbledhë dosje për krimet e luftës?

317. A është e vërtetë se SHIK-u ka financuar me qindra mijë euro për të dhënë dëshmi të rrejshme sikur për rastin e Ramush Haradinit?

318. A është e vërtetë se SHIK-u është munduar në shumë raste ta likuidoj Ramush Haradinin?

319. A është e vërtetë se pas lirimit të Ramush Haradinajt nga Haga, Hashim Thaçi takoi Boris Tadiçin në Nju Jork?

320. A është e vërtetë se Hashim Thaçi i kërkoi Tadiçit që të bëjë presion mbi OKB për të rigjykuar Ramush Haradinaj?

321. A dha Tadiçi menjëherë deklaratë publike, duke thënë se Serbia nuk e pranon aktvendimin e fundit të Gjykatës së Hagës?

322. Tadiçi a deklaroi se duhet patjetër të bëhet appel?

323. Si patriot Ramush Haradinaj a është pengesë e politikës antishqiptare të Thaçit?

324. A është e vërtetë se, kur është liruar Ramush Haradinaj 200 000 serb manifestuan kundër tij prej hidhërimit?

325. A ka ndodhur në histori të Serbisë të dalin aq shumë publikisht kundër një shqiptari?

326. A ishte hidhëruar bashkë me Serbinë edhe Qeveria Thaçit (PDK) dhe presidenti Fatmir Sejdiu (LDK) të cilët nuk dolën në pritje?

327. A është arsyeja pse SHIKu,UDB, AKI bëjnë një fushatë të dezinformimit ndaj atdhetarëve të Kosovës?

328. Më e keqja është se SHIK-u ka bërë propagandë kundër familjeve dhe individëve më patriote, apo jo?

329. Xhavit Halit, Azem Sylë, Kadri Vesel, Hashim Thaçi a keni bërë propagandë gjatë vitit 199798, si në Zvicër ashtu edhe me këlyshët tuaj në Kosovë se Adem Jashari është njeriu i Serbisë, apo jo?

330. A keni shkuar tek arkëtari i Lëvizjes Gafurr Elshani duke i thënë se nuk duhet të financohet Adem Jashari sepse është njeriu i Serbisë?

331. A keni thënë se Adem Jashari ka telefon në shtëpi, policia e dinë se kur është aty me një telefonat, kur don Serbia mund ta arrestoi, apo jo?

332. A keni thënë se si guxon me shëtit me kallash nëpër Drenicë dhe se kjo të bind se mund të jetë vetëm njeriu i Serbisë?

333. Ti Xhavit ke thënë se Ramush Haradinaj është tradhtar sepse është bërë me Rugovën apo jo?

334. Po kur ju u bashkuat para Ramushit në një qeveri me Rugovën, duke e zgjedhur atë po ju edhe President, kjo a ishte tradhti apo zbatim i detyrave të vëna nga shërbimi i fshehtë i Serbisë dhe i Francës, dhe s i tillë nuk bënte tradhëti?

335. Po ato arrestimet spektakël të Agim Çekut nëpër aeroportet e Evropës dhe lirimet gjoja me ndërhyrjet e Kushnerit e të Fatos Nanos, ai ishin përmes lidhjeve tuaja me shërbimet e fshehta për me i dhanë autoritet Agim Çekut, ngaqë jini të dy prej Peje bashkë me Adem Grabovcin, e me rëzu autoritetin e Ramushit?

336. Ju keni thënë Remzi Hoxha është spiun i serbëve dhe grekëve, apo jo?

337. Ju keni thënë Behadin Allaçi, koordinatori kryesor i UÇKsë dhe anëtari i Komitetit Drejtues i LPK është spiun i serbëve, apo, jo?

338. Në fillim të muajit korrik, i vitit 1998, të lajmërova se Behajdin Allaçi e Shaban Rexhep Shala ishin të kidnapuar dhe po mbaheshin në Burgun e Kleçkës, a është kështu?

339. Si mundet me qenë spiun, kur ti vetë i ke nisur Behajdinit nji sasi të konsiderueshme armatimi nëpërmjet punëtorëve që ishin në Zvicër, të rrethit të Prizrenit dhe Rahovecit, dhe asnjë armë nuk është zbuluar dhe asnjë veprimtar që bashkëpunonte me Behajdinin nuk është arrestuar, a është kështu?

340. Kush është autori i Komunikatës Nr.61 që është lëshuar në emër të SHP të UÇKsë, më 31 Tetor 1998?

341. Kush dha urdhër me u shkruajt kjo Komunikatë?

342. Në Komunikatë, mes të tjerave, thuhet se, në betejë ranë 54 dëshmorë, në mesin e tyre edhe Behajdin Allaçi, a shkruhet kështu, apo jo?

343. Behajdin Allaçin e Shaban Rexhep Shalën, në një mbrëmje të fillim të korrikut 1998, në Kleçkë, i kanë marrë duar lidhur Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kështu është, apo jo?

344. Kush i ka vrarë, pse i ka vrarë dhe ku i ka vrarë, kush i ka parë, e shenjta kohë do të tregojë një ditë, apo jo?

345. Ku janë varrosur?

346. Ndoshta, ngaqë nuk u dihet varri, i kanë hudhur në Furrë, apo jo?

347. Ju keni thënë se Avdyl Krasniqi, baba i Xhevë Lladrovcit, është spiun, apo, jo?

348. Ju keni thënë se baba i Ramush Haradinajt ka patur magazin dhe është spiun, apo jo?

349. Të gjitha këto shpifje tuajat ndaj patriotëve të vërtetë duan të thonë se veç ju UDBashat, SHIKistat jini patriotë shqiptarë? Kuku, ç’na ka gjetë!?

350. A jeni ju patriotët e Serbisë që bëni këto punë?

351. Por a flet dikush për prindërit e juaj?

352. Të flasim për heroin tonë Hashim Tadiçin, a është e vërtetë se baba tij ishte në punë te shtetit si rojtar pylli?

353. A është e vërtetë se i ati Hashim Agë Thaçit kishte armë me leje prej kohës së Rankoviçit?

354. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit, Sinan Idrizi, ka qenë oficer i OZNA-s, apo jo?

355. A është e vërtetë se gjyshi i Hashim Agë Thaçit Drenicën e ka sjellë në gisht?

356. A është e vërtetë se Ramush Haradinaj është tradhtar sepse është bërë me Rugovën apo jo? Hashim Agë Thaçi pe sjellë krejt Kosovën në gisht?

357. A është e vërtetë, kur Ilmi Haradinaj luftonte me familje me gratë e fëmijët (i vogël e i madh), ose Shaban Jashari me tanë familjen, baba e vëllezërit e Hashim Agë Thaçit vetëm shëtitshin?

358. Xhavit Haliti, a më thu se sa vëllezër ke pasur në luftë?

359. Pse jo?? Po prej familjes Haliti, sa kanë qenë në luftë?

360. Po Hashimi kë ka pas në luftë prej familjes së tij?

361. A jeni ju që jeni munduar të shtinit përçarje mes patriotëve dhe familjeve patriotike?

362. Njerëzit me ndikim patriotik në popull jeni munduar t’i izoloni në familjet e veta, apo jo?

363. A është kjo punë e Serbisë?

364. SHIK-u i ka bërë këto punë, apo jo?

365. SHIK-u nuk është marrë kurrë me serbët, apo jo?

366. Ju jeni munduar me i përça familjet e forta, apo jo? 367. Ju pas luftës keni martuar disa komandantë si në kohën Serbisë, për t’i kontrolluar ma lehtë, apo jo?

368. Ju jeni munduar t’i fundosni personat e fortë që ishin kundër qëllimeve tuaja të fshehta, apo jo?

369. Ju si SHIK apo si PDK jeni munduar me çdo kusht të përulni Murat Rifat Jasharin, apo jo?

370. PDK-ja nuk e votoi Murat Rifat Jasharin në postin e Avokatit të Popullit, apo jo? Mund të na thoni arsyen? 371. Kjo punë a është bërë nga PDK-ja „patriotike“?

372. Ju bllokuat Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit, që të qëndronte në FSK, apo jo?

373. Natyrisht, nuk bën të jetë djali i “terroristit“ në FSK, apo jo?

374. Ju mashtruat djemtë e ri si Bekimin dhe Lulin me disa punë, apo jo?

375. Ju u munduat me i kthy Bekimin dhe Lulin kundër Muratit, apo jo?

376. Ju i shtini familjet dhe vllaznin njëri kundër tjetrit, apo jo?

377. Kush u nxit dhe interesi i kujt është kjo punë?

378. A jeni ju që shpallet Republikë në territor të Serbisë?

379. A është kjo arsye që flitet për rastin e dy Gjermanive? VIJON

Murat Jashari, Fribourg, Orizare-Kumanovë. Kontakt adresa: [email protected]
largea_jash1453891895

loading...

loading...