“Ti s’je e virgjer”/ Burri i bënte presion, gruaja i jep fund jetës 40 ditë pas martese

Një gjykatë në Taxhikistan dënoi me burg një person, i cili ka shtyrë gruan e tij të bëjë vetëvrasje, për shkak të argumenteve mbi virgjërinë e saj.

Zafar Pirov, 24 vjeç, është dënuar me 7 vjet burgim.

Gruaja e Pirovit, Rajabbi Khurshed, është vetëvrarë në muajin qershor, 40 ditë pasi është martuar.

Khurshed kishte kaluar testin e virgjërisë, i cili nuk është i detyrueshëm, por zakonisht kërkohet nga gratë e reja në Taxhikistan, përpara se ato të martohen.

Por, sipas të afërmve, bashkëshorti e ka akuzuar atë për humbje të virgjërisë para martesës.

Sipas familjes së gruas, ajo ka thënë në shtratin e vdekjes se ka qenë në nën presion të madh nga burri.

Ajo ka pirë dozë fatale të uthullës më 22 qershor dhe ka vdekur në spital disa orë më vonë.