Thyen pa dashje byzylykun e shtrenjtë, i bie të fikët (Video)

Një turiste në Kinë i ka rënë të fikët pasi theu aksidentalisht një byzylyk me gurë xhadë, me një çmim prej 38 mijë euro.
Gruaja po vizitonte një dyqan të byzylyqeve xhadë në Ruili City, jugperëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu një byzylyk teksa po e provonte. Fatkeqësisht për të, byzylyku u nda më dush, raporton People’s Daily Online.
Pamjet tregojnë gruan e cila pëson shok kur mëson çmimin e byzylykut. Xhade është një produkt luksoz në Kinë dhe përfaqëson shëndetin e mirë dhe jetën e gjatë.
Pas dëmtimit, pronari i dyqanit u tha se vlera e byzylykut ishte 38 mijë euro. Familja i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Ndërsa një ekspert i pavarur e vlerësoi vlerën e tij rreth 23.5 mijë euro, shumë për të cilën familja e saj pranoi ta paguante.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO