Thyen derën e një shtëpie për të hyrë në Facebook

fg

 

Një studente në Georgia të SHBA-ve ka hyrë dhunshëm në një shtëpi për të kontrolluar Facebook-un.

Pavarësisht se për studentët amerikanë ekzistojnë mënyra të shumta për të hyrë në internet, duke filluar nga bibliotekat apo huazimi i një laptopi nga miqtë, 18-vjeçarja ka vendosur që të thyejë derën e një shtëpi për të kontrolluar profilin e saj në rrjetin social dhe për të pushuar pak.

Kur ka ardhur në shtëpi, pronarja e ka gjetur studenten të shtrirë dhe duke shfrytëzuar laptopin e saj.

Vajza ka kërkuar falje dhe ka shkuar, mirëpo nuk është ç’kyçur nga profili i saj dhe në këtë mënyrë, policia e ka identifikuar shumë shpejtë.

CBS Atlanta njofton se para se të largohej, 18-vjeçarja kishte urinuar mbi krevat.

/Përgatiti: B.M./