Thonjtë artificialë, rreziqet që vijnë

thonjte

Vendosja e thonjve artificialë, një modë e cila nëse nuk aplikohet në vende të specializuara së bashku me trajtimet e duhura të produkteve, mund të rezultojë e dëmshme, deri në rrezik

 

Vendosja e thonjve artificialë, edhe pse një metodë estetike tejet e bukur, ka edhe anët negative të saj, sikurse janë rreziqet dermatologjike, të cilat duhet të njihen para aplikimit.

Metoda

Metoda më e përdorur pas manikyrit, është aplikimi i antiseptikëve, si dhe aplikimi i një dehidratuesi alkoolik me bazë alkoolin izopropolik apo vendosjen e një ngjitësi. Për të vijuar më pas me vendosjen e thonjve artificial. Ndërkohë që duhet thënë se kapaciteti i këtyre produkteve për të shkaktuar alergji apo dëme në thonj, edhe pse mund të jetë sporadikë shkakton dëmtime serioze, deri në sëmundje. Sa i takon thonjve artificialë, mund të shërbejnë për forcimin e thonjve, veçanërisht atyre që janë të dobët, të thyeshëm. Ndaj edhe në shumë raste vendosja e thonjve artificial është më pak e këshillueshme pasi mund të ndeshni me incidente të cilat mund t’ju shkaktojnë ju një sërë problemesh, sikurse është fenomeni i dëmtimi i shtresës së thonjve, duke arritur deri në krijimin e infeksioneve të thonjve sikurse janë kandida dhe pseudomonas. Ndaj dhe për të evituar probleme të tilla me thonjtë artificial duhet që thonjtë tuaj të mbahen me të mbahen me të njëjtën gjatësi të thonjve artificial që do të vendosni.

Kujdes!

Sakaq duhet të dini se edhe në rastet kur do të vendosni thonjtë artificial, ato me akrelik, duhet që të siguroheni se estetisja po përdor një substancë antialergjik, e cila përdoret tek thonjtë, në mënyrë që të evitohet probleme të tilla, të cilat mund të çojnë deri në dëmtime të thonjve dhe alergji dermatologjike. Rreziqet e tjera dermatologjike mund të jenë prezente në përdorimin e rrezeve Uva, të përdorur në sallonet e specializuara të estetikës, të cilët aplikojnë xhel tek thonjtë, rreziqe që derivojnë nga dëmtimet e ekspozimit (sikurse është rreziku i shfaqjes së tumorit në lëkurë apo dëmtim të thonjve). Edhe produktet e përdorura për heqjen e manikyrit, sikurse është acetoni, kanë mbi thonjtë efekt dehidrues, për këtë arsye për këtë janë shtuar shpesh me produkte të lipideve të vonojnë avullimin e ujit që i bën thonjtë të brishtë. Nga ana tjetër literatura tregon se të njëjtat produkte mund të përdoren për “forcimin” e thonjve, pasi kanë disa përbërës sikurse është formaldeica tsylamide të cilat mund të shkaktojnë fenomene jo vetëm me kontakt të dermatitit, por edhe hemorragji të thonjve. Për këtë thonjtë e brishtë, duhet të përfitojnë nga produkte hidratuese që rrisin kapacitetin e përthithjes dhe mbajtjes së ujit.