Thonë se sekreti për të zbuluar personalitetin tënd, është te gjatësia e gishtave

Mund të kuptoni shumë për përsonalitetin e një njeriu vetëm duke parë formën e gjishtrinjëve të tyre. Mjafton të shikoni figurën dhe pastaj shikoni gishtat, a jeni tipi A, B apo C? Zgjidhni formën e gishtit dhe lexoni nëse doni të zbuloni. Ju mund të kontrolloni edhe formën e gishtave të miqve tuaj dhe të zbuloni pak më shumë për personalitetin e tyre.

Tipi A

Ju nuk jeni shumë i hapur dhe nuk i ndani ndjenjat tuaja me lehtësi. Gjithmonë përpiqeni ta paraqisni veten shumë më të fortë dhe më të pavarur se sa jeni me të vërtetë.
Ju jeni një person emocional dhe sapo të lidheni me dikë atëherë do të ndiheni të lumtur.
Përbuzni gënjeshtrat, hipokrizinë dhe pandershmërinë, sepse ajo shkon kundër bindjeve tuaja.
Jeni të rezervuar kur vjen puna për të treguar emocione dhe doni të dukeni të ftohtë dhe të fortë.
Të tjerët ju njohin për të çuditshëm dhe arrogantë dhe nuk jeni aspak tolerantë.
Keni një zemër të madhe, dhe ju pëlqen të ndihmoni të tjerët. Përfundoni çdo detyrë që ju jepet edhe nëse nuk ju pëlqen.
Për ata që nuk ju njohin mund të dukeni si njerëz të ftohtë ndërsa për familjarët tuaj jeni krejt e kundërta.

Tipi B

Juve nuk ju pëlqen të jeni të parët që ti afroheni dikujt ose ta merrni ju iniciativën.
Jeni shumë i përkushtuar dhe besnik . Nëse filloni të bini në dashuri me dikë, ju do t’i jepni vëmendjen tuaj të plotë dhe gjithmonë do të mendoni për ta.
Thellë brenda ju keni një shpirt shumë të ndjeshëm, edhe pse ndonjëherë nuk mund të duket kështu. Shpesh njerëzit krijojnë një përceptim të ndryshëm për ju për shkak të mënyrës sesi silleni.
Jeni shumë këmbngulës në momentin që vendosni për diçka do e arrini atë me çdo kusht.
Gjithmonë në dukje jeni të qetë, edhe pse në mendjen tuaj mbizotëron “katastrofa”!

Tipi C

I harroni shpejt gjerat që ju kanë mërzitur dhe nuk i mbani dot mëri askujt.
Nuk ju pëlqejnë territoret jo familjare. Bezdiseni dhe acaroheni kur keni të bëni me diçka të re dhe të pazbuluar nga ju më parë.
I respektoni mendimet ë të tjerëve edhe nëse nuk janë të njëjta me tuajat.
Jeni shumë të drejtëpërdrejtë dhe e dini shumë mirë çfarë ju pëlqen dhe çfarë s’ju pëlqen.
Gjithashtu pëlqeni faktin kur njerëzit kanë besim dhe varen nga ju