Thojini lamtumirë strijave me këta dy përbërës

Përveç celulitit, një ndër problemet më të mëdha të vajzave kur dalin në plazh janë dhe strijat. Më së shumti ato shfaqen në zonën e vitheve dhe krahëve, por edhe në pjesën e barkut për disa të tjera.

Shenjat e strijave janë në fakt një dëmtim i indit lidhës që ndodh për shkak të shtrirjes së tepërt të lëkurës. Ata janë gjithmonë si vija horizontale në trup, me ngjyrë vjollcë të kuqe në fillim, por me kalimin e kohës bëhen të bardha.

Një vajzë mund t’i marrë ato nga dobësimi i menjëhershëm ose pas shtatzënisë. Por kjo nuk ka më rëndësi. Ne po ju sjellim një metodë që mund ta përgatisni vetë në shtëpi dhe është mjaft efikase.

Përbërësit që ju duhen

Kafja -Kokrrat e kafesë e bëjnë lëkurën të butë dhe stimulojnë prodhimin e kolagjenit

Vaji i ullirit – “mbyll” lagështinë brenda qelizave epidermale.

Përgatitja

Bëni një përzierje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë çaji kafe. Aplikoni përzierjen butësisht në pjesët e mbuluara me strija. Masazhojeni atë për 5 minuta, pastaj lëreni atë për 20 minuta.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni butësisht me një peshqir. Më pas aplikoni një locion trupi. Përsëriteni këtë çdo ditë dhe shenjat e strijave do të zhduken.

Për rezultate edhe më të mira, veçanërisht nëse keni celulit në një pjesë problematike, mund të shtoni një lugë sheqeri të verdhë në përzierje.