Thirri “Allahu Ekbar”, pas Barcelonës përgjaket Finlanda

Pas Spanjës paniku dhe frika nga sulmet terroriste është zhvendosur drejt Finlandës. Sipas “The Mirror” një persona ka thirrur “Allahu Ekbar” dhe më pas filloi të sulmonte me thikë kalimtarët.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Turku dhe sipas policisë ka qenë më shumë se një person. Nga ana tjetër mediat lokale nuk janë të sigurta nëse bëhet fjalë për 1 apo për më shumë agresorë.

Të paktën 5 viktima, ky është bilanci i sulmit në Finlandë”,- ka shkruar një dëshmitar në profilin e tij në Twitter.