Thiago Silva: Të luash me Barcelonën është ëndërr

silva

Kapiteni i kombëtares së Brazilit, Thiago Silva e lë të hapur mundësinë e transferimit te Barcelona, edhe pse shprehet se ndihet i lumtur te Paris Saint Germen PSG. 28-vjecari deklaroi për mediat braziliane se të luash me Barcelonën është ëndërr, madje e pranoi se një vit më parë ishte shumë pranë transferimit në Katalunjë, por në një moment bisedimet morën tjetër rrjedhë për të firmosur më pas me skuadrën pariziene.

Gjithsesi, ish-mbrojtësi Milanit tha se me këto cështje merret menaxheri tij, duke dashur ta ruajë përqendrimin vetëm në fushën e blertë. Thiago Silva ka kontratë me Paris Saint Zhermen PSG deri ën vitin 2017, ndërsa objektivat e tij kryesorë janë Kupa e Botës dhe Champions League.