Thiago Alcantara e ‘përzë’ Shaqirin nga Bayerni?

loading...

Thiago

loading...

Transferimi i Thiago Alcantaras në Bayern Munich nuk është aspak lajm i mirë për Xherdan Shaqirin. Me arritjen e mesfushorit spanjoll tek gjiganti bavarez, hapësira e futbollistit kosovar për të luajtur është shkurtuar edhe më tutje.
21 vjeçari do të ketë konkurrencë të fortë në mesfushë, pasi përpara do të ketë lojtarë si Ribery, Robben, Muller, Kroos, Gotze dhe tash Thiago.

Madje, trajneri Pep Guardiola ka thënë se Alcantara mund të luajë në 5-6 pozita, kështu që Shaqiri mbetet nën hije.
Për këtë, magazina zvicerane Blick shkruan se përfaqësuesi zviceran mund të largohet nga Allianz Arena këtë verë, pasi që mesfusha e kampionit evropian është e ngjeshur dhe nuk ka vend për të. /LajmeOnline/

loading...