“Theva xhamin e kësaj makine aksidentalisht, kam një thirrje për pronarin e saj”

Ka ende shpresë se kjo botë mund të bëhet nga njerëz të ndershëm dhe rasti që do sjellim tani është nga Tirana.

Një qytetar ka thyer padashje xhamin e një makine të huaj, por edhe pse është piku i vapës ai nuk ka ikën nga vendi i ngjarjes sepse do të takojë pronarin dhe ta dëmshpërblejë atë.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Pasat” me ngjyrë gri dhe targa AA 142…, zona e Selitës, blloku i vilave afër Unazës së Madhe.

Përshëndetje JOQ! Pas një incidenti aksidental theva xhamin e një makine tip “pasat” me targa AA 142… në Tiranë. Jam duke kërkuar pronarin e saj por nuk po e gjej dhe vapa bën të vetën, ju lutem kushdo që ka ndonjë informacion apo njohje me pronarin t’i thotë që po e pres për t’i dhënë dëmshpërblimin për dëmin.

Ndodhem këtu në Selitë, blloku i vilave pranë Unazës së Madhe, madje i them pronarit eja sa më shpejt ta rregullojmë dëmin se me këtë vapë jam gati të vdes këtu”, përfundoi qytetarin.