Thesari sekret 40 miliardë dollarë i Vladimir Putin: Pallate, vila, jahte dhe helikopterë

Ai është një nga politikanët më të urryer, por në të njëjtën kohë i dashur, në të gjithë botën. Disa e shohin si politikan të madh, të tjerë jo. Pikërisht për këtë arsye Vladimir Putin është një nga figurat më të diskutuara.

Së fundmi për të thuhet se ka një thesar të tërë, si pasojë e korrupsionit të tij gjatë këtyre viteve që ka drejtuar Rusinë.

Akuzat për korrupsion në fakt datojnë që nga 2007, por tani në skenë kanë dalë elementë të rinj për pasurinë e tij.

Cari i Rusisë thuhet se ka arritur të grumbullojë një pasuri, që shkon në 40 miliard dollarë.

Corriere della Sera shkruan se vetëm Roman Abramovich, biznesmen i fuqishëm dhe pronar i ekipit të Çelsit në Angli, ka kontribuar me 200 milion dollarë në një pallat kolosal që Putin ka ndërtuar në Kaukaz, i cili ka kushtuar 1 milirad dollarë.

Jo vetëm pallati, por Putin akuzohet se ka marrë si dhuratë edhe një jaht që kushton 35 milion dollarë.

Të përfshira në ryshfetet që kanë dhënë për Putin, përmenden kompania e naftës Surgutneftegaz, por edhe gjigandët e gazit, Gazprom.

Përveç rrogës 100 mijë dollarë në vit, Putin ka mjaft objekte luksi dhe vila në male dhe dete.

Por lista nuyk përfundon këtu.

Ai ka 43 helikopterë, të tipit Ilyushin, Airbus, Falcon dhe 4 jahte të tjera.

Një thesar i tërë, që sipas amerikanëve, është vënë nëpërmjet aferave korruptive të Putin.

pu_1453888841-7968707