Thertorja mban derra të modifikuar gjenetikisht, pamja e tyre të fut tmerrin në palcë

Çdo gjë e modifikuar gjenetikisht ka devijimet e saj nga natyralja, megjithatë këta derra të modifikuar gjenetikisht do u fusin ethet kur t’i shihni.

Fotot e tyre janë bërë virale dhe origjina e tyre vjen nga vendi i largët, Kamboxhia. Është një kompani e atjeshme që ka kryer modifikimin e tyre duke i kthyer në muskulozë.

Këta derra mbahen në kafazë të një thertoreje dhe ndryshimi i tyre gjenetik i pengon të kenë një aktivitet normal duke pasur vështirësi kryesisht në ecje.

Kritikët dhe aktivistët për të drejtat e kafshëve thonë se kanë mbetur të shokuar nga ky rast, i publikuar në mënyrë flagrante nga një përdorues Facebook-u. Kjo praktikë “rritjeje” është cilësuar një horror, por cilat mund të jenë pasojat tek konsumatori i tyre?!