Theron në rolin e viktimës

timthumb (1)

Lajmi për vrasjen e Reeve Steenkamp, për të cilën akuzohet i dashuri i saj, para-olimpiku Oscar Pistorius, ka shokuar botën në Ditën e të Dashuruarve këtë vit. Nuk është dashur shumë kohë që skenaristët e Hollivudit të fillojnë të shkruajnë skenarin për filmin për të cilin parashohin sukses.

Dhe përderisa Pistorius momentalisht gjendet në burg dhe thotë se nuk e ka bërë me qëllim vrasjen, por ka menduar se po shtinte në plaçkitës, në Hollivud tashmë flitet për aktorët që do të paraqiten në rolet kryesore.

Dhe siç qëndrojnë gjërat, manekinen 30-vjeçe do ta luaj bashkëkombësja e saj jugafrikane Charlize Theron, derisa në rolin e Pistorius-it, do të jetë ylli i filmit Ryan Gosling. Vetë aktorja ka deklaruar se është e gatshme të luaj një rol të tillë, pasi e konsideron si një ngjarje të tmerrshme.