The Vampire Diaries S.4 – Recensim

loading...

the-vampire-diaries-4

loading...
*Kujdes! Shkrimi në vazhdim përmban ‘spoilera’ që zbulojnë shumicën e sekreteve të këtij sezoni. S’preferohet të lexohet nga ata që nuk e kanë shikuar këtë sezon dhe nuk dëshiroj tu prishen befasitë

Ka shumë arsye pse ky duhet të jetë sezoni i fundit i TVD për mua. Ti qasem edhe një sezoni episod pas episodi është një gjë që s’dëshiroj ta bëj. Dy sezonet e para kanë qenë të shkëlqyeshme. Pastaj të gjithë u bën ose vampira ose njerëz-ujq, ose (s’)vdiqën.

Sezoni nis me Elenën që tanimë është vampirë. Episodet e para përqendrohen në këtë problem para se të lind nevoja për rikthimin e saj në mesin e njerëzve. Më pas kemi gjahtarët e vampirëve, Klausin dhe klanin e tij për speciet e reja, Silasin, dhe në fund Elenën. Lëvizja e stories nuk është e kotë. Ecën mirë. Por, teprohet nganjëherë. Sigurisht akoma është tregim më i mirë se ‘Twilight’.

Karakteret që humbim këtë sezon s’janë hiq më pak se sa në sezonet tjera. Megjithatë, ‘stili i jetës’ në Mystic Falls nuk lejon largimin e përhershëm të karaktereve. Nuk mund të them që s’më pëlqeu fakti që edhe një herë patëm Alarikun, e pse jo edhe Leksin, Xheremin, dhe pjesën tjetër të ‘Origjinalëve’ në dy episodet e fundit.

Largimi i Xheremit dhe Bonit nga seriali? E thashë që nuk i dihet kurrë, por, ngjashëm si pa Xhenën, Alarikun, e edhe karaktere tjera të dashura, do të mbijetojmë edhe pa ta. Uh, unë s’do të kthehem për sezonin e pestë. Jo para verës së ardhshme. E Xheremi do të jetë pjesë e rregullt, megjithatë, mesa duket. Duke parë gjyshen e Bonit, s’do të thotë që edhe ajo s’do të kthehet.

Ngjarja përqendrohet më shumë tek rehatimi i Elenës si vampir. Shpesh kjo di të teprohet dhe të dal nga ‘normalja’. Shtimi i Katerinës në episodet e fundit përmirëson temën deri diku, sidomos urrejtja e tyre ndërmjet vete. Më pëlqeu edhe evoluimi i karakterit të Rebekës. Gjithnjë kishte një atmosferë pozitive rreth saj. Më vjen mirë për gjithçka që ndodhi me të. Ngjashëm edhe me Dejmonin që më në fund do të ‘merr vajzën’ siç i sugjeron Alariku. Tajlleri mungon për pjesën më të madhe të sezonit, diçka që nuk më ka penguar aspak. Rikthimi i Elajxhas ishte interesant, por, nuk i ndihmoi kushedi sa serialit, jo për mua.

Trekëndëshi ndërmjet Karolinës, Klausit, dhe Tajllerit, merr shumë hapësirë këtë sezon. Më pëlqen ajo çfarë ngjet me Karolinën. Nga një vajzë mendjelehtë në sezonin e parë, tani kemi një Karolinë më të pjekur, guximtare dhe dominuese. Kjo ndikon edhe tek Klausi i cili në fund bëhet shpëtimtari dhe ofron njërën nga fjalitë më romantike që kam parë sezonin e kaluar në serialet televizive. Tajlleri mungon për pjesën më të madhe, por, siç e ceka edhe më parë, nuk është se jam mërzitur për të. Hejlli bëhet rrota e katërt në këtë trekëndësh dashurie. Më ka pëlqyer ardhja e aktores Phoebe Tonkin nga ‘The Secret Circle’. Përshtatet mirë, dhe duket se sezonin e ardhshëm do ta shohim tek ‘Originals’.

E sa u përket ‘Originals’ premton të jetë po aq interesant sa sezonet e para të ‘The Vampire Diaries’. Kemi shumë karaktere të freskëta të udhëhequra nga Klausi tashmë të mësuar me të. Piloti që ishte episodi i 20të ishte jashtëzakonisht interesant. Na ofroi një Klaus më ndryshe, më të lëndueshëm dhe jo gjithnjë në plan të parë. Edhe shtatzënia e Hejllit e bën edhe më ngazëllues ‘Originals’. Sigurisht do të shoh dy-tri episodet e para e pastaj shohim.

Në Comic-Con, producentët, Julie Plec dhe të tjerët premtuan karaktere të reja, të freskëta, një luftë ndërmjet Elenës – tani mbizotëruese, dhe Katerinës – tani më të lëndueshme. Ajo çfarë më pengoi ishte përfundimi i Stefanit, i cili gjeti ‘dublantin’ e tij. Nuk më pëlqeu kjo dhe më ‘ftohi’ disi nga seriali. Më pëlqen të shoh se si do të lëvizin punët ndërmjet Dejmonit dhe Elenës. Por, nuk do ti dedikoj një sezon të tërë ‘The Vampire Diaries’, sidomos nëse ka ndonjë serial debutues të mirë dramë që shfaqet para tetorit.

Çfarë më pëlqeu nga ky sezon, si zakonisht ishte kolona zanore. Tek ‘American Gothic’ kemi një klasikë të shkëlqyeshme në një skenë me Rebekën, derisa tek finalja kemi një fillim me Bon Jovin derisa Leksi kërcen e Stefan shijon rokun që i kujtonte kohën e tyre më të mirë. Në përgjithësi muzika përshtatet me ngjarjet pothuajse çdo herë. I jep shije më të mirë serialit.

E seriali vazhdon të jetë gjëja më e mirë me vampir në televizion (nuk shoh True Blood). Një episod i këtij seriali ka material më shumë se tre filma të ‘Twilight’. S’dyshoj që fansat do të kthehen edhe për sezonin tjetër. Personalisht, planifikoj ta shoh, por, jo me rregull. Nuk do të jetë në plan të parë. Nuk është sezoni i dytë, por, i pesti.

Luan Morina
Kritik për TV&Film
https://twitter.com/morinaluan

loading...