“The Sun”: Balotelli pranë Milanit

24566

Mario Balotelli është gati për t’u shpërngulur nga Anglia dhe për t’u rikthyer në Itali. Këtë e bën të ditur “The Sun”.

22-vjeçari po kërkon shtëpi në Milano, gjë që lidhet dhe me vizitën e agjentit të tij, Raiola pranë zyrave të klubit kuqezi. Sipas “The Sun”, transferimi mund të arrihet për 24 mln Paund. Tekniku Mancini ka dhënë “Ok” e tij, për këtë lëvizje pasi sulmuesi ka sjellë më shumë trazira sesa rezultate te Manchenster City.

Mario është bërë zgjedhja e katërt për Mancinin pas Agueros, Tevez dhe Dzekos dhe për këtë arsye Balotelli kërkon të transferohet te Milani pasi është skuadra për të cilën ai bën tifo.