Thaçi u përkul para pllakës me mbishkrimin “viktimat e terrorit shqiptar” (Foto)

thaciii-690x380_1469049513-2070985

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Këtë akt kriminal, presidenti Thaçi e ka quajtur veprim jo vetëm kundër viktimave që ishin duke punuar në arë, por edhe akt kundër lirisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj demokratike.
“Sot lutem me dhimbje dhe shpreh edhe një herë keqardhje për të gjitha viktimat gjatë dhe pas luftës, të të gjitha komuniteteve. Çdo krim duhet të zbardhet dhe të ndëshkohet. Krimi është krim kundër kujtdo qoftë të jetë bërë apo nga kushdo qoftë që është kryer”, ka thënë presidenti Thaçi.
Gjithashtu, presidenti Thaçi ka thënë se duhet të zbardhet njëherë e përgjithmonë fati i të gjithë të zhdukurve, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo çfarëdo komuniteti tjetër.
pllaka1-780x439_1469049549-7027661