Thaçi tregon se çfarë do të bëjë gjatë mandatit të tij si president (Video)


Hashim Thaçi premton se do të jetë një president ndryshe në Kosovë. I sapozgjedhur nga Kuvendi, Thaçi është në pritje të marrjes zyrtarisht të detyrës. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se ka besim se liderët e politikës kosovare do ta zgjidhin tensionin politik.
“Unë kam besim se tek liderët politik të Kosovës do të dominojë vullneti politik. Do të dominojë energjia pozitive që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme të përbashkët për ecje përpara”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale, ku ka thënë se krijimi i saj do të “forcojë subjektivitetin ndërkombëtar të vendit”.

“Ne si Kosovë i kemi përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme, të gjitha obligimet që i kemi karshi bashkësisë ndërkombëtare. Unë mendoj se Gjykata Speciale duhet të shfrytëzohet si një avantazh për konsolidimin dhe forcimin e shtetit tonë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Kështu që ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do t’i japim mbështetje të plotë”, ka thënë Thaçi.

I pyetur se si do të jetë dita e parë e tij si president i vendit, Thaçi ka thënë se ai do të jetë në president më ndryshe.

“Mendoj se do të jetë një ditë e veçantë, një ditë e re për Kosovën e re, për Kosovën evropiane. Do të jetë një presidencë më ndryshe dhe një president më ndryshe”, ka thënë Thaçi për Top Channel.

Thaçi në këtë intervistë flet edhe për transformimin e FSK-së në FAK si dhe për ish-partinë e tij PDK, ku flet nëse Kadri Veseli mund të jetë pasardhësi i tij në partinë të cilën Thaçi e ka udhëhequr për 17 vjet.

Më shumë, ndiqeni intervistën e plotë:
3