Thaçi: Mustafa s’u bëri presion deputetëve,vetem se ai…(VIDEO)

loading...


Zgjedhja e Hashim Thaçit për president të Kosovës, është shoqëruar me mospajtime të shumta jo vetëm të thëna nga opozita, por edhe nga deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve nuk e votuan atë për president, duke e kundërshtuar kështu marrëveshjen e koalicionit PDK – LDK, që ia siguronte Thaçit postin e të parit të shtetit.
Thaçi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tha se askush nuk u bëri presion deputetëve të LDK-së që të votojnë për të, mirëpo tha se Isa Mustafa, lideri i partisë së tyre, vetëm diskutoi me ta.
Presidenti i sapozgjedhur, po ashtu tha se posti i tij i ri, nuk ishte befasi, por rezultat i një marrëveshjeje politike.
“Kur të nënshkruajmë marrëveshje duhet respektuar. PDK-ja e ka respektuar marrëveshjen me LDK-në kur u votua Kryeministri Isa Mustafa. Vetëm 2 vota ishin kundër tij. Sjellja e dy partive, PDK-së dhe LDK-së ishte e përgjegjshme dhe shtetërore. Diskutimi me deputetët e LDK-së nuk ishte presion, por diskutim. Diskutimi me deputetët nuk është presion, mirëpo vetëm marrëveshje për respektimin e gjërave për të cilat kishim rënë dakord. Nuk ka pasur vend për befasi, gjithçka ka qenë normale dhe sjellje e përgjegjshme”.
“Nuk kemi shkuar në seancë të papërgatitur, por ishim të përgatitur politikisht”.
HTH

loading...

loading...