Thaçi: Kosova duhet t’i çmojë hebrenjtë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka çmuar lartë kontributin e PRESIDENTIT TË Izraelit Simon Perez. Sipas kryeministrit kosovar, këto ditë përfundoi mandatin presidencial një nga veteranët e politikës dhe paqe-bërjes globale, Presidenti Shimon Peres. Thotë se e mban mend historinë e tij të shtet-ndërtimit edhe përkundër që familja e Peresit ishte zhdukur në Holokaust.

Më poshtë po e sjellim të plotë postimin e Thacit në Facebook.
U bë president i Izraelit më 2007, kur edhe u takova me të gjatë një vizite qe e bëra në Jeruzalem dhe Tel-Aviv me ftesë të shtetit izraelit. Nobelisti Peres, edhe në atë kohë ishte përkrahës i pashoq i pavarësimit të Kosovës dhe shpesh ka spikatur publikisht pro-amerikanizmin e përbashkët të shqiptarëve dhe hebrenjëve. E mbaj në mend historinë e tij për shtet-ndërtim dhe paqe përkundër faktit që familja e tij në Poloni ishte zhdukur në Holokaust – krimin e pashoq në historinë moderne të njerëzimit. Edhe tek sa lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të ketë kujdes t’i çmojë kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë sonë nga populli hebre si Presidenti Peres, kongresmeni i ndjerë Tom Lantos, Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright, Kongresmeni Eliot Engel, Senatori Charles Chuck Schumer e dhjetëra përfaqësues tjerë të popullit hebre. HTH (foto nga shpalosja e Gurit përkujtimor për hebrenjtë kosovarë që u zhdukën në kampet naziste të përqëndrimit)