Thaçi: Korrupsioni është luftuar më së shumti në rajon

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë emisionit Oxygen në KTV, ka thënë se në mandatin tjetër do të mundohet që për gjysëm te ketë femra dhe meshkuj në institucionet e Kosovës.

“Mimoza ka punu shumë mirë, gjithashtu edhe Vlora në procesin e integrimeve. Gjithashtu edhe Edita në negociata dhe në vendin më të vështirë. 50 femra 50 meshkuj, në mandatin e ardhshëm”, tha Thaçi.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave, Thaçi fajësoj Brukselin që sipas tij është vonuar. Duke folur për korrupsionin, Thaçi tha se po luftohet më së miri në rajon.

“Korruspioni në Kosovë, është luftuar më shumë se në vendet e rajonit, e besa edhe në disa vende të Europës. Por, duhet të punojmë edhe në edukim edhe në preventivë, por legjislacionin e kemi më të mirin në rajon”, tha ai.

Thaçi, thotë se Partia Demokratike e Kosovës është partia më e mirë në vend dhe larg partive të tjera.
“Partia Demokratike e Kosovës është më e mira prej tanave, edhe këto të tjerat afrohen deri diku por kur afrohen e dinë se PDK menjëherë shkon përpara tha Thaçi.
Në emisionin “Oxygen” të transmetuar në KTV, tha se mendon se po punon mirë dhe duke qeshur tha se e bënë punën më mirë se liderët tjerë në vend.
“Unë besoj që e bëjë punën ma së miri prej tanë qityne liderëve”, tha Thaçi.