Thaçi – Haradinajt dhe shoqëruesve të tij: “Ku jeni komandanta” por ja se cfar ben Ramush Haradinaj (VIDEO)


Sa herë vije pesë marsi Prekazi është vendi ku mësyhet nga shumë qytetarë.

Por veç tyre në 18 vjetorin e Epopesë së UÇK-së rrugë drejt këtij fshati mori edhe Presidenti në ardhje Hashim Thaçi.

Ky u pa tek varrezat e Jasharajve 15 minuta më herët sesa që ishte paralajmëruar vizita e tij.

E kjo bëri që ai të takohet me delegacionin AAK-së të prirë nga Ramush Haradinaj.

Thaçi pati një përshëndetje të veçantë për ta. Por një e tillë nuk iu kthye.

Ndërsa pas homazheve, ai pati fjalë të mëdha për Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari.

Thaçi tha se këtu merr energji për të vazhduar rrugën e ndërtimit të shtetit.

Madje presidenti i ri në Prekaz foli edhe për unifikimin e kosovarëve.

Në ditën e partë të Epopesë UÇK në Prekaz përpos Thaçit e Haradinajt bëri edhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën.

Kronikë nga Klan Kosova.
kamndos-690x380