Thaçi do të hyjë në pazar me Isën

Lideri i PDK’së dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do t’ia bëjnë një ofertë liderit opozitar Isa Mustafa, njëherit kryetar i LDK’së.

Thaçi do ta ofrojë datën 15 qershor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në shkëmbim të votës së deputetëve të LDK’së për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë.

Ky skenar, sipas burimeve të gazetës Tribuna, do të realizohej përmes shkëmbimit të votave të minoriteteve për themelimin e FAK;ut me votat e partive të shumicës për vazhdimin e ulëseve të rezervuara për pakicat në Kuvend.
Kështu, Kosova e ka një mundësi që zgjedhjet të mbahen me 15 qershor, nëse LDK e pranon ofertën e Thaçit. /Tribuna/