Thaçi: Do ta fitojmë Suharekën

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi kërkoi mobilizim për të fituar Suharekën në zgjedhjet e nëntorit. Ai tha se PDK-së do të fitojë edhe Suharekën, por për të arritur deri të fitorja duhet një mobilizim. “PDK-ja do të jetë afër jush kurdo dhe kudo prandaj, do ta fitojmë edhe Suharekën”, tha Thaçi.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi të dielën ka vizituar strukturën e gjerë të PDK-së në Suharekë. Ai kërkoi nga të gjithë një angazhim më të madh për ta siguruar fitoren PDK-së edhe në Suharekë. Sipas tij, Suhareka ka nevojë për të qeverisur nga PDK-ja, raporton PrizrenPress.

Edhe kryetari i Degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj, është shprehur i sigurt se PDK-ja do të fitojë në nëntor Suharekën. “ PDK-ja në Suharekë ka një strukturë më të mirë me njerëz me vlera, prandaj edhe do t’i fitojmë zgjedhjet në nëntor”, tha Vataj.

Suhareka qeveriset aktualisht nga AAK-ja.