Thaçi dhe Kadri Veseli,askush nuk e ka pritur kete dhe nuk do te besoje…

loading...


Pas largimit zyrtar nga drejtimi i PDK -ës

Vendin e Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet ta zërë ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, tani Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli. Megjithatë, ende nuk dihet nëse Thaçi do t’i mbajë duart larg PDK-ja, dhe nëse largimi i tij nga ky subjekt politik është një farsë, sa për të thënë se po e zbaton ligjin.
Pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të vendit, Partia Demokratike e Kosovës, ndodhet para një sfide interesante që ndërlidhet me fatin e saj politik. Ndërsa ka qëndruar në krye të shtetit për dy mandate qeverisëse, lideri i saj ,Hashim Thaçi, i solli fitore PDK –ës, thuajse në të gjitha zgjedhjet e mbajtura pasluftës.

Me gjithë këtë, me PDK-në në pushtet, Kosova u shqua edhe për nivel të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar. Tani, kur Thaçi po e përmbush karrierën e tij politike me ardhjen në postin e të parit të vendit, ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të kësaj partie e as në politikë. Vendin e Thaçit në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet ta zërë ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, tani Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli. Megjithatë, ende nuk dihet nëse Thaçi do t’i mbajë duart larg PDK-ja, dhe nëse largimi i tij nga ky subjekt politik është një farsë, sa për të thënë se po e zbaton ligjin.
Thaçi do të përpiqet të ruajë ndikimin në PDK
Për analistin Skënder Zogaj, përpjekja e Thaçit për të ruajtur influencën brenda partive politik,e do t’ia humbasë edhe reputacionin tek bashkë partiakët e tij, të cilët pas 17 vitesh kanë nevojë të ndërrojnë liderin. “Thaçi me postin e Presidentit të vendit e ka realizuar një sukses të jashtëzakonshëm, do të thosha historik për karrierën e tij. Tash kur është i pari i vendit, Hashim Thaçi i ka dy mundësi: e para që t’i përkushtohet postit më të lartë shtetëror, me seriozitet, sinqerisht, dhe pa asnjë hamendje, duke shlyer nga preokupimi çdo lloj aktiviteti tjetër politik dhe partiak, ose, e dyta që të bëjë farsën, e cila, do t’i kushtojë shumë shtrenjtë, sepse, përpjekja për të ruajtur influencën në partitë, pos që do të jetë cënim i ligjit, do t’ia humbasë edhe reputacionin tek bashkë- partiakët e tij, të cilët pas 17 vitesh kanë nevojë të ndërrojnë liderin”, thotë Zogaj për “Bota sot”.
largea_th1457364396

loading...

loading...