Teutën apo Afronën, kë do zgjidhte Blero në botën tjetër?

loading...


Këngëtari Blero pa dyshim se është një prej personazheve më të përfolura të vitit të fundit.Këngëtari i cili tash po shijon lidhjen e tij me Afrona Dikën, shpesh herë i spekuluar se po martohet me modelen, nuk ka arritur të jetë plotësisht i qetë shkaku i mediave.
Ai ishte së fundmi mysafir në EliteZone, emision në Tribuna Channel, ku ka folur për shumë gjëra të cilat nuk ka folur më parë, shkruan Telegrafi.

I pyetur nga prezantuesja seksi, Elita Rudi, se cilën do të zgjidhte në botën tjetër, Blero ishte i qartë në përgjigjen e tij.

“Kë do të zgjidhja… hmm… të dyja i kanë të mirat e veta pa diskutim. Megjithatë, shpirtërisht pa dyshim Afronën do e kisha zgjedhë”, theksoi ai.
Por, prezantuesja e ndali në gjysmë Bleron, duke ia përkujtuar se në minutin e parë të takimit nuk e vlerëson njeriun fizikisht.

“Cilën do ta zgjidhje sa i përket aspektit fizik?”, ishte pyetja përfundimtare për Bleron.

“Pa dyshim, Afronën”, u shpreh ai.

Duket se Bleron më shumë e tërheqë fizikisht modelja Afrona Dika se sa Teuta Krasniqi, edhe pse kjo e fundit njihet për trupin spektakolar së fundmi i paraqitur në të gjitha mediat nga skenat e filmit “Distant Angels”.

tete

loading...

loading...