Teuta Sahatqija: Besojmë në Vetëvendsojen, por edhe në votat e minoriteteve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka komentuar zhvillimet në seancën konstituive.
Sahatqija, ka thënë se LDK, beson në atë se çfarë ka thënë Lëvizja Vetëvendosje, se e donë rrezimin e qeverisë Thaçi.
“Vetëvendosje do ta plotësojë ajo që e ka thënë gjatë gjithë kohës. Në poashtu besojmë edhe në votat e minoriteteve”, ka thënë Sahatqija për KTV-në.

“Në fakt nuk kemi bllokadë, por bllokadë të vërtetë, ku kryesuesja Flora brovina nuk po i jep mundësinë askujt që të fletë, e ka bllokuar mikrofonin. Ajo bëri shkelje kur e anashkaloj pikën e tretë për njoftimin e grupeve parlamentare. Ne si bllok LDK-AAK-Nisma, dolëm me propozim që kandidati ynë të jetë Isa Mustafa, dhe në atë moment, ajo ndërpreu seancën. Prandaj ajo në disa mënyra është tentuar tendenca e bllokimit të Kuvendit të Kosovës. Në fakt në jemi duke i dhënë hapësirë, pasi po vazhdojnë konsultimet, për të shqyrtuar ligjshmërinë.”, ka thënë Sahatqija.