Teuta nuk refuzon 1 javë pushim me Bleron (Video)


Sonte në emisionin “NIN” në Klan Kosova pjesë e rubrikës “Kutia” ishte aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi.
Në pyetjet provokuese në rubrikën “Kutia”, Liberta Spahiu ka ngacmuar aktoren në lidhje me ish burrin e saj Bleron, shkruan lajmi.net.
Liberta pyet Teutën: “Dhurata më e keqe: një fshisë dore, hapa për dietë apo një javë pushim me Bleron? dhe aktorja përgjigjet “Hapa për dietë, kish me qenë shumë ofenduese”.
Nga kjo kuptojmë se Teuta nuk refuzon pushimet me Bleron, nëse ai do t’i bënte një dhuratë të tillë./Lajmi.net.
t