Tetovë: Plaçkiten 10 mijë euro nga bastorja

loading...

plaqkitsi

loading...
Tetovë, 18 mars – Bastorja “Bet City” në Tetovë është plaçkitur sot në orët e para të mëngjesit. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në orën 1 pas mesnate, kur në objektin e bastores nuk kishte qenë askush.

Plaçkitësit kishin hyrë me dhunë brenda objektit, dhe kishin marrë me vete kasafortën metalike “EMO”, në të cilën kanë qenë 600 mijë denarë, rreth 10 mijë euro.

Nga Policia informojnë se kasaforta ka peshuar rreth 200 kilogramë.

loading...