Tetovë: Maskat sulmojnë një qytetar dhe tentojnë të vrasin

8942013Sot rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën JNA në Tetovë në afërsi të shkollës Liria portali Shqipmedia mëson se ka ndodhur një incident respektivisht dy persona të maskuar me veturë kanë sulmuar një qytetar të Tetovës Q.R ( 45 vjecar). Personat e maskuar me shkop bejsbolli dhe arme kane dalë nga vetura dhe kanë filluar të rrahin Q.R ndërsa ky i fundit ka arritur tu ik sulmusve me crast ata kanë gjuajtur më armë por nuk kanë arritur të qëllojnë personin në fjalë. Nga krismat janë dëmtuar edhe disa vetura përreth vendit ku ka ndodhur ngjarja. Q.R është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës ku ka marrë ndihmën mjeksore ndërsa Policia e Tetovës bashkë me Prokurorin kanë bërë hetimet në vendngjarje, ka thënë për Shqipmedia zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Gjatë ditë Policia e Tetovës do të dal edhe me njoftim zyrtar rreth ngjarjes.LajmeOnline