Tetovë: Fëmija 5 vjeçar lëndohet rëndë në aksident

loading...

rsz_tetova

loading...
Një fëmijë 5 vjeçar nga f.Trebosh dhe një tetovare 27 vjeçare janë lënduar nga veturat në dy aksidente të ndara që kanë ndodhur dje në Tetovë, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Aksidenti në të cilin është lënduar fëmiu 5 vjeçar ka ndodhur rreth orës 17 në f.Trebosh kur vetura “Opel Astra” të cilën ka qenë duke vozitur Z.H.(53) i ka ra fëmiut i cili menjëherë është dërguar dhe mbajtur për vëzhgim në Spitalin Klinik në Tetovë.

Aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 12:30 minuta në udhëkryqin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Ilinden”, ku M.C.(27) është goditur nga një veturë “Golf” me targa të Tetovës vozitur nga N.I(31).

– M.C. nga lëndimet e mara me një veturë tjetër është dërguar në Spital dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për në shtëpi, tha Josifovski.LajmeOnline

loading...