Tetovë, aksion policor në baret e natës (VIDEO)

Nga të arrestuarit dyshohet se dy janë prostituta ose striptiste dhe 3 persona nga Serbia. Këta të fundit u kanë siguruar vajzave vendqëndrimin në Tetovë. Vajzat punonin në klubet e natës si Babilon dhe Dinamika. Në vend kishin hyrë në mënyrë legale dhe kishin vendbanim të sigurt.

Një aksion i madh policor është zhvilluar mbrëmë në disa lokalet të natës në Tetovë. Në bazë të informacioneve policore kanë rënë në pranga 5 shtetas të Serbisë që punonin në këto lokale.

Nga të arrestuarit dyshohet se dy janë prostituta ose striptiste dhe 3 persona nga Serbia. Këta të fundit u kanë siguruar vajzave vendqëndrimin në Tetovë.

Vajzat punonin në klubet e natës. Në vend kishin hyrë në mënyrë legale dhe kishin vendbanim të sigurt.

Nga MPB e konfirmojnë informacionin, por nuk i shpalosin detajet pasi siç thonë aksioni policor ende vazhdon. Ende nuk dihet se me çfarë akuzash ngarkohen të dyshuarit.