Tetovari stërvit Selena Williams me ‘toptha’ akullorje – VIDEO

0Serena Williams nuk ka mundur t’i shmanget atraksionit, traditë shumëvjeçare e kësaj pastiçerie, ku mjeshtërit me shumë art manipulojnë me “topthat” e akullores.

Në pastiçerinë Fontana, të quajtur edhe “te Bakiu”, sipas emrit të pronarit të saj Baki Ramadani, nga Kamjani i Tetovës, hedhja e “topthave” të akullores shndërrohet në shou të vërtetë dhe akullorja fluturon edhe brenda në lokal, po edhe jashtë në shesh.

Sportistja e famshme erdhi në Kroaci për t’u stërvitur, por gjeti kohë edhe për argëtim dhe pushim. Serena Williams disa ditë i kaloi në Novigrad dhe Umag, ku pati stërvitje për turneun US Open.

Por, edhe pse e zënë me stërvitje intensive, tenistja e famshme gjeti kohë për lojë me akullore në pastiçerinë e një shqiptari në Poreç. Ndërsa kamarieri ia hedh me mjeshtëri “topthin” e akullores, ajo arriti që ta pres me gojë.