Tetë tipa të shfrytëzuesve të Facebook-ut, të cilët sigurisht i njihni

Secili që e përdor Facebook-un e ka stilin e vet, atë që më së shpeshti e përdor: fushatat reklamuese, vetëpromovimin, lojërat… Sipas statistikave, këta janë disa nga tipat e përdoruesve të cilët me siguri do t’i njihni midis miqve tuaj.
f.0727081931246_m


Spiuni
Zakonisht hyn në Facebook 40 herë gjatë ditës. Rregullisht i përdor profilet e miqve të tij për t’i spiunuar aktivitetet e ish-partnerëve.

Tipi bebe
Aktivitetet më të shpeshta janë komentimi i personazheve të fëmijëve të vet dhe të huaj. Zakonisht ata janë “prindër të rinj”, të cilët janë tepër të magjepsur për shkak të të porsalindurve të tyre dhe nuk mund të ngopen me aktivitetet e bebeve.

Narcisi
Brenda një dite mund t’i postojë edhe më shumë se 50 fotografi personale (kryesisht duke mos e fotografuar tërë figurën) në të gjitha pozat e mundshme. Nëse postojnë më pak se dhjetë “like”, shlyejnë fotografinë. Shpesh i vendosin fotografitë nga fëmijëria me një tekst shoqërues: “Vallë, a nuk jam e ëmbël”, apo “Sa like ka për mua vogëlushen”.

Shpërndarësi i informacioneve të panevojshme
Ai i cili vazhdimisht na informon se jashtë moti është shumë i nxehtë, apo shumë i ftohtë, pastaj ku do ta kalojë ditën, ku do të shkojë për vikend, kush ka lindur e kush ka vdekur… etj. “Like”-ojnë çdo gjë që arrijnë, nga qendrat tregtare deri te promovimet e letrave higjienike dhe kronikat e zeza.

Promotor i kampanjës së vet
Jetë private kryesisht nuk kanë dhe më me dëshirë informojnë për avancimet vetjake, kontratat dhe sukseset e tjera afariste. Apo punojnë në korporata të mëdha apo janë të punësuar në stilin “Unë jam zot i vetes”.

Paranojaku
Kujdesen me një saktësi të madhe çka dhe kur do të postojnë në Facebook. Privatësinë e mbajnë sa më larg që munden nga interneti, nuk kanë shumë miq (kryesisht janë njerëz nga fakulteti apo shkolla) dhe rrallë bëjnë komente.

“Gejmer”
Është tipi më i mërzitshëm i përdoruesve Facebook-ut për ata që nuk i praktikojnë lojërat në rrjetet shoqërore.

Përdoruesit joaktivë
Së paku 15 për qind të përdoruesve të Facebook-ut fare nuk e përdorin profilin e vet. Kryesisht janë “profile të rreme” të adhuruesve shtëpiakë, të bebeve apo të bendeve të dështuara. Ose janë thjesht njerëz të cilët nuk i duan rrjetet shoqërore, por preferojnë biseda të drejtpërdrejta. /LajmeOnline/