Terrorizoi të dashurën për muaj me radhë, djali nga Tirana bëhet pishman pas gjëmës që i ndodhi

Ata kishin disa kohë që ishin ndarë nga njëri-tjetri me mirëkuptim, por me sa duket, fiksimi për ish të dashurën disa vite më të vogël, nuk e linte të jetonte i qetë jetën e tij.

Një 38-vjeçar ka rënë në nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij 15 vite më të re.

Sipas policisë, B.B. në mënyrë sistematike nga muaji maj dhe në vazhdim, ka kanosur, shqetësuar e përndjekur në rrugë e banesë ish-bashkëjetuesen.

23-vjeçarja Dh. C., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim penal në polici pas periudhës në ankth që kaloi.

Ajo dhe 38-vjeçari me banim në Tiranë, kishin kohë që ishin ndarë me njëri-tjetrin, por me sa duket ai ka pranuar ndarjen dhe vazhdonte ta përndiqte vajzën e re.