Terror në Sarandë, djali dhe nipi i Klement Balilit thyejnë me leva portën e një biznesi (Video)


E ndërsa “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, kërkohet në çdo cep të Shqipërisë, të afërmit e tij në Sarandë janë akuzuar sot se me mbështetjen e policisë po sulmojnë bizneset duke iu shqyer dyert me leva. Në një video ku pretendohet se shfaqen njerëzit e afërm të Klement Balilit, që dhunojnë një biznes privat në prani te rojeve. Sipas raportimeve, rojet kanë njoftuar policinë por ajo nuk iu është përgjigjur dhe as iu ka shkuar në ndihmë të biznesit. Gjithçka thuhet se ka ndodhur në mesditën e 29 dhjetorit 2016 në orën 13:00 ndërsa janë ende të paqarta arsyet e këtij akti. Sipas “Citynews.al” në video dallohen dy mjete teksa shkojnë pranë një biznesi privat duke kërkuar që rojet të hapin derën, por këta të fundit kundërshtojnë dhe njoftojnë policinë. Ndërsa pretendohet se të rinjtë që ushtrojnë dhunë janë djali, niprit dhe të afërm të Klement Balilit, që pasi kanë qëndruar disa minuta përpara biznesit, kanë marrë një levë në dorë dhe kanë thyer çelësin e derës.

Në video pretendohet se janë:
Jeton Balali, personi me syze dielli, djali i Klement Balilit. Denis Balili, nipi i Klement Balilit vëllai i Rigers Balilit kryebashkiakut të Delvinës, punonjës i INUK Sarandë. Ndërsa personat e tjerë thuhet se janë miq të afërm dhe bashkëpunëtorë të Balilajve në Sarandë. Në video duket qartë sesi dy mjetë ku ndodhen tetë persona, nën komandën e Balilajve shpërthejnë portën e një biznesi privat ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.