Terror në burgun grek, shqiptari Alket Rizai merr peng 6 persona me granatë në dorë

loading...

lajme-alket_562851507

loading...
23:01- Alket Rizai i ka kërkuar policisë se nuk është gati të negociojë dhe se ai kërkon vetëm largimin nga burgu, së bashku me dy të dënuar të tjerë.

22: 17- Një ngjarje e rëndë po ndodh në Greqi, ku shqiptari Alket Rizai, ka marrë peng 6 persona të burgut grek në Malandrino.

Mediat greke bëjnë me dije se një triller i vërtetë po ndodh në burgun grek, ku frika dhe tmerri ka pushtuar policinë greke nga Alket Rizai, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me precedent penal në këtë vend.Bëhet e ditur se i burgosuri Rizai ka mundur të futë në burg nga jashtë të gjitha municionet.

Pengmarrja ka nisur në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme, ku i dënuari Alket Rizai, rrëmbeu katër pengje të cilat janë oficerë të burgut (dy gra dhe dy burra) dhe dy të burgosur, duke i kërcënuar dhe në dorë mban dy granata dr një thikë. Ai deklaroi se bashkë me to ka dhe një qese ku thotë se ndodhen 200 gr lënë eksplozive transmeton gazeta shekulli.

Ai i ka kërkuar drejtorit të burgut t’i afrojë një makinë afër derës, por t’u arratisur ose në të kundërt do të hedh në erë pengjet.

Sipas policisë plani i Riziait është që të përdorë si mburojë pengjet, për t’u arratisur me makinën e parkuar në hyrje të burgut.

Policia thotë se situata është e rrezikshme, sidomos për faktin se ai është edhe nën efektin e substancave narkotike. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie.

Alket Rizai, veç çështjeve të shumta penale në ngarkim, dallon nga të gjithë pasi ishte ai i cili organizoi arratisjen spektakolare me helikopter së bashku me një tjetër të burgosur të famshmin Basili Paleokosta, i cili ende vijon të jetë i lirë.

loading...