Terror në burgun grek në Malandrino, shqiptari Alket Rizai merr peng 6 persona me granatë në dorë

loading...

544599_473905235996604_104395862_n

loading...
Një ngjarje e rëndë po ndodh në Greqi, ku shqiptari Alket Rizai, ka marrë peng 6 oficerë grekë të burgut grek në Malandrino.

Mediat greke bëjnë me dije se një triller i vërtetë po ndodh në burgun grek, ku frika dhe tmerri ka pushtuar policinë greke, nga Alket Rizai, i cili konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm me precedent penal në këtë vend.

Bëhet e ditur se Rizai ka mundur të fusë një bombë dore në burg, me të cilën dhe ka marrë 3-4 roje burgu dhe të burgosur të tjerë ku thuan se Rizai është nën efektet e substancave të drogës.

Rizai kërcënon se do ti hedh në erë pengjet e tij. Në burgun e Malandrino janë grumbulluar forca të shumta policie.

Alket Rizai veç çështjeve të shumta penale në ngarkim, dallon nga të gjithë pasi ishte ai i cili organizoi arratisjen spektakolare me helikopter së bashku me një tjetër të burgosur të famshmin Basili Paleokosta, i cili ende vijon të jetë i lirë.

loading...