Tërrnovci, aty ku gjithmonë mund të gjesh drogë

Gazeta e përditshme e Beogradit,”Blic” ia ka kushtuar një reportazh fshatit Tërrnovc i Madh i cili është një nga vendbanimet më të mëdha shqiptare në Luginë të Preshevës.

Sipas kësaj gazete, Tërrnovci nga shqiptarët konsiderohet si kryeqytet i Bujanovcit ku serbët nuk janë aq të mirëpritur.

Gazeta është kujdesur që ta prezantojë fshatin e shqiptarëve si një ambient arkaik duke vendosur në ballinë fotografi me gra të mbuluara me shami.

Ndërsa “Blic” rikujton se krejt pushteti komunal i Bujanovcit është nga kjo komunë dhe se atje me dëshirë nuk shkon as xhandarmëria serbe. Në shkrimin e gazetës beogradase, Tërrnovci i Madh përshkruhet edhe si çerdhe e drogës.

“Tërrnovci i Madh, atu ku nuk shkon as Xhandarmëria. Në fshat gjithmonë ka më shumë se një ton e gjysmë drogë. Shqiptarët thonë se Tërrnovci është kryeqytet i Bujanovcit. Të gjithë ata që mund të thuhet se janë pushte në këtë komunë janë nga Tërrnovci. Në media qysh moti është thënë se Tërrnovic i Madh është fshati më i madh në Serbi. Por, sipas Blic, bisedat me serbë në këtë vendbanim nuk janë aq të dëshiruara. As Xhandarmëria nuk hyn me qejf në këtë vend”, ka shkruar Blic.