Territor i kujt është fshati Karaçevë?

Meqenëse ende nuk është bërë demarkacioni i kufirit me Serbinë ende mbetet dilemë çështja e Karaçevës nëse është pjesë e Republikës së Kosovës. Në hartat kadastrale thuhet se kjo pjesë është brenda territorit të vendit, por ndryshon nga ajo e Marrëveshjes së Kumanovës.

f.0716204453959_m


Hulumtues të çështjes së sigurisë kanë thënë se nuk është dashur të arrihet Marrëveshja e IBM-it, në rrethana të tilla të padefinuara të brezave kufitarë, transmeton KTV.

Territor i kujt është fshati Karaçevë i Komunës së Kamenicës?

Dokumentet kadastrale e njohin këtë fshat si territor të Kosovës, i cili gjeografikisht është mjaft i madh, pavarësisht se kohëve të fundit aty po lëvizin shpesh pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Së paku, kështu, thotë për këtë fshat Kadastra e Kosovës, të cilin edhe banorët e kanë njohur gjithmonë si të tillë.

Por, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se ende nuk është bërë demarkacioni i kufirit me Serbinë dhe siguria në rajonin e Karaçevës është përgjegjësi e KFOR-it.

Edhe KFOR-i thotë se fshati Karaçevë është fshat i Kosovës, por lëvizja e xhandarmërisë duhet të bëhet vetëm pasi të merret leja nga KFOR-i.