Tërmeti shkund Meksikën, shqiptari filmon tmerrin kur gjithçka nis të shembet (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Meksikën gjatë kësaj të marte, duke shkaktuar shkatërrimin total të disa ndërtesave në përvjetorin e një tjetër lëkundjeje sizmike të vitit 1985, që rrënoi pjesën më të madhe të kryeqytetit të Meksikës. Një shqiptar ka arritur që të filmojë pamjet e frikshme ku njerëzit bien në rrugë, ndërsa ndërtesat e gjithçka përreth nis të shembet.
Shkalla e shkatërrimit apo viktimave në njerëz ende nuk bëhet e ditur, por njerëzit ia mbathën me të katra nga ndërtesat e banimit apo punës, përgjatë sheshit qendror “Reforma”.
Agjencia sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8, por raportime të tjera në medie e çojnë fuqinë deri në 7.1 të shkallës Rihter. Qendra e tërmetit është në lindje të qytetit Puebla.
Ndiqeni videon më poshtë

Termet