Tërmeti në jug të Shqipërisë, dëme materiale, njerëzit dalin nëpër rrugë të shqetësuar (Foto)

auto_shtepi_e_shembur1476565601


Një tërmet i fuqishëm është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shqipëri.
Tërmeti ka qenë me epiqendër në kufirin mes Kakavijës dhe Janinës, çka ka bërë që të ndihet më shumë në jugun e vendit.

Gjirokastra ka qenë qyteti që e ka ndjerë më shumë tërmetin, por dridhja e tokës është ndjerë edhe në Sarandë si dhe në Vlorë çka ka bërë që njerëzit dalin nëpër rrugë të shqetësuar.

Lëkundjet kanë qenë të forta, çka ka shkaktuar panik tek qytetarët në jug të vendit.

Po ashtu, nga tërmeti ka pasur edhe dëme të vogla materiale në jug të vendit.

Këto fotografi janë bërë në një hotel në Sarandë menjëherë pas tërmetit që goditi pjesën më të madhe të jugut të vendit tonë si dhe disa rajone të Greqisë.