Tërmete, uragane dhe vullkane: “Janë fiks shenjat e fundit të botës” (FOTO LAJM)

Në një periudhë kohore të shkurtër, bota është përballur me një seri katastrofash natyrore, siç janë uraganet e fuqishmë që goditen SHBA-të dhe Ameriken Qendrore, disa cuname të vegjël që i pasuan ata si edhe dy tërmete të fuqishme që ranë gjatë dy javëve të fundit në Meksikë, shkruan Albeu.com.

Disa besimtarë të thekur kristianë thonë se këto janë shenjat e përpikta që paralajmërojnë fundin e botës duke marrë parasysh edhe vendosjen e planeteve në këtë periudhë.

Madje, ka prej tyre që besojnë se çfarë po ndodh në botë është pikërisht për shkak të afrimit të planetit misterioz “Nibiru”, i cili më pas sipas tyre do të përplaset me tokën.

Të gjitha këto janë hamendësime të avancuara, pasi deri më tani askush nuk ka dhënë një shpjegim të ngjashëm për atë që po ndodh